« Historia e Shqiptarëve nuk duhet bërë nga të tjëret por duhet të njohur nga të tjerët »
Ukshin Hoti
Misioni i Shoqërisë e Re është të promovojë njohuritë shkencore dhe mediatike, të forcojë unitetin mes shqiptarëve dhe të kontribuojë në zhvillimin e identitetit tonë kulturor dhe shoqëror, duke ofruar mundësi për reflektim dhe bashkëpunim. Shoqata synon të zhvillojë projekte që mbulojnë një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë trashëgiminë kulturore, arsimin, ndërgjegjësimin social dhe zhvillimin intelektual.
Shoqata është e angazhuar në krijimin e një mjedisi ku çdo individ ka mundësinë të kontribuojë dhe të rritet. Ajo do të organizojë seminare, konferenca shkencore, mundësi për mentorim dhe mbështetje për projekte edukative, duke përfshirë të rinjtë dhe profesionistët e rinj nga të gjitha shtresat e shoqërisë.